Jahjaga merr pjesë në ceremoninë hapëse në Katar, por e 'përzien' pak me Kampionatin Evropian - NACIONALE

Jahjaga merr pjesë në ceremoninë hapëse në Katar, por e 'përzien' pak me Kampionatin Evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar.

Jahjaga për këtë ceremoni ka qenë e ftuar nga autoritetet e Katarit. Ish-presidentja, nuk dihet pse, por e përmendi edhe kampionatin evropian.

Me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit, sot isha e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha. Katari kësaj radhe po shënon historinë, duke u bërë shteti i parë nikoqir i Botërorit në Lindjen e Mesme”, ka shkruar ajo.

Jahjaga përmendi edhe ekipin e Kosovës, ku shtoi se për fat të keq nuk do të jetë në garë.

“Ky event ka mbledhur në Katar elitën e futbollit botëror, mirëpo për fat të keq Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë. Pavarësisht kësaj, djemtë tanë na kanë bërë krenarë me punën e tyre të palodhshme që vitin tjetër e dërgojnë Kosovën në kampionat evropian. Kombëtarja jonë, krenaria jonë”, ka përfunduar ajo.

Lajme të ngjashme