Ja çfarë ka mbetur nga ndërtesa ku u rrëzua avioni ushtarak rus
Një aeroplan ushtarak rus është përplasur në një ndërtesë banimi në qytetin Yeysk në rajonin e Krasnodarit, pranë kufirit juglindor me Ukrainën. Një flakë e madhe shpërtheu.
Të paktën katër persona humbën jetën. Sipas ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Situatave Emergjente të Territorit të Krasnodarit, Sergej Shtrikov, gjashtë persona konsiderohen të zhdukur dhe 25 të plagosur. Pesë janë në gjendje të rëndë në spital, përfshirë një fëmijë.
Zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin dhe nuk kishte mbetur shumë nga pjesa e djegur e objektit.
Rrëzimi i avionit u konfirmua nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
The remains of the Su-34 crashed in #Yeysk extinguished
— NEXTA (@nexta_tv) October 17, 2022
This was stated by the Governor of the Krasnodar region Veniamin Kondratiev.#Russian media published a video of the house on which the Su-34 fell. pic.twitter.com/qjE1DEnba5
Ata deklaruan se avioni luftarak Su-34 u rrëzua dhe se piloti arriti të tërhiqej. Parashuta mund të shihet edhe në një nga fotot që qarkullojnë në kanalet ruse të Telegramit.

"Duke arritur lartësinë për një fluturim stërvitor nga aeroporti ushtarak i Qarkut Ushtarak Jugor, avioni Su-34 u rrëzua. Avioni u rrëzua në afërsi të qytetit Jejsko. Sipas raportit të pilotëve që u hodhën, shkaku i përplasjes së avionit ishte ndezja e njërit prej motorëve gjatë ngritjes”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Ata shtuan se zjarri është shkaktuar nga ndezja e karburantit. /Nacionale/
