Izraelit i vriten edhe dy ushtarë në Gaza, totali gati 300
Ushtria izraelite ka njoftuar se dy ushtarë të tjerë iu vranë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës të enjten.
Ushtarët e vrarë u identifikuan si: Rreshtar i Klasës së Parë Adar Gavriel, 24 vjeç, nga Batalioni 6828 i Brigadës “Bislamach” dhe Rreshter Yehonatan Elias, 20 vjeç, nga njësia e zbulimit në Brigadën “Givati”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Sipas hetimeve të ushtrisë izraelite, Gavrieli u vra në pjesën veriore të Rripit të Gazës gjatë një beteje me militantë, ndërsa Eliasi u vra dhe një oficer tjetër u plagos seriozisht si rezultat i një rakete kundërtanke që u shkrep drejt tyre në jug të Gazës.
Vdekja e tyre e çon në 294 numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë që janë vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore kundër Hamasit në Gaza.
Këtë javë janë vrarë edhe disa ushtarë të tjerë izraelitë. Për më shumë, mund t'i lexoni raportimet e Nacionales të mërkurën dhe të enjten:
Izraelit i vriten tre ushtarë në Rafah, u futën në ndërtesë të minuar
Izraelit i vriten edhe tre ushtarë: dy iu goditën me veturë në Bregun Perëndimor