Izraelit i vriten edhe tre ushtarë: dy iu goditën me veturë në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite ka njoftuar se dy ushtarë të saj, që ishin lënduar seriozisht nga një sulm përmes goditjes me veturë afër qytetit Nablus të mërkurën, kanë vdekur.
Ushtarët e vdekur u identifikuan si Rreshter Eliya Hilel, 20 vjeç, nga Tel Zioni, dhe Rreshter Diego Shvisha Harsaj, 20 vjeç, nga Tel Avivi, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Të dy ishin pjesëtarë të këmbësorisë në Batalionin “Nahshon” të Brigadës “Kfir”.
Në një rast tjetër, ushtria tha se Rreshter Yedidya Azugi, 21 vjeç, pjesëtar i Batalionit të 101-të të Brigadës së Parashutistëve, u vra gjatë luftimeve kundër Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Vdekja e Azugit e çon në 292 numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë izraelitë që nga fillimi i ofensivës tokësore në Gaza.