Izraelit i vriten tre ushtarë në Rafah, u futën në ndërtesë të minuar
Ushtria izraelite ka njoftuar se tre ushtarë iu vranë të martën gjatë operacioneve në qytetin Rafah të Gazës.
Sipas raportimit të gazetës "The Times of Israel", tre ushtarët e vrarë u identifikuan si:
Rreshter Amir Galilove, 20 vjeç, nga Shimshiti;
Rreshter Uri Bar Or, 21 vjeç, nga Midreshet Ben-Gurion;
Rreshter Ido Appel, 21 vjeç, nga Tzofari.
Të tre ishin pjesëtarë të Batalionit të 50-të të Brigadës “Nahal”.
Kështu, numri i përgjithshëm i ushtarëve izraelitë të vrarë në Gaza shkoi në 291.
Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, tre ushtarët u vranë nga një shpërthim në një ndërtesë të minuar.
Një oficer dhe dy ushtarë të Batalionit të 50-të u plagosën seriozisht dhe një oficer tjetër pësoi lëndime mesatare në të njëjtin incident, tha ushtria izraelite.
Në një rast tjetër të martën, një oficer dhe një ushtar të Batalionit të 614-të të Trupave Luftarake Inxhinieruese u plagosën seriozisht gjatë luftimeve në veri të Gazës.