Izraeli thotë se e ka goditur me sulme pjesën jugore të Libanit pas sulmit me dron nga Hezbollahu - NACIONALE

Izraeli thotë se e ka goditur me sulme pjesën jugore të Libanit pas sulmit me dron nga Hezbollahu

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite tha të premten se e ka goditur pjesën jugore të Libanit pas një sulmi me dron nga Hezbollahu drejt ushtarëve izraelitë.

Tre persona u vranë dhe 23 të tjerë u lënduan nga sulmet izraelite në jug të Libanit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Në mesin e të lënduarve pati mjekë, përpos grave e fëmijëve, tha kjo ministri, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ushtria izraelite gjithashtu goditi caqe në mbarë Libanin Jugor, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.

Hezbollahu nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Nga 2 marsi, nga sulmet izraelite janë vrarë më shumë se 4.300 njerëz në Liban.

Lajme të ngjashme