Izraeli godet vendet e raketave tokë-tokë në Iranin qendror - NACIONALE

Izraeli godet vendet e raketave tokë-tokë në Iranin qendror

1 vit më parë

nga NACIONALE

Izraeli sapo goditi vendndodhjeve të raketave tokë-tokë në Iranin qendror, njoftoi Ushtria e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Izraeli po kryen valë sulmesh “në shkallë të gjerë” të dielën, duke shënjestruar disa vende të prodhimit të armëve në Iran, njoftoi ushtria izraelite.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), sulmet shkatërruan infrastrukturë që i përkiste Forcës Quds, Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe ushtrisë iraniane në Teheran.

“Shumë vende të prodhimit të armëve në të gjithë Iranin u shënjestruan,” deklaroi IDF.

Këto objektiva përfshinin një vend për prodhimin e sistemeve të navigimit dhe raketave, një vend për prodhimin e karburanteve për lloje të ndryshme të raketave, si dhe një mikser planetar të destinuar për prodhimin e motorëve të raketave tokë-tokë.

Lajme të ngjashme