Isufaj: Janë sekuestruar asete në vlerë prej 1 milion eurosh për të parandaluar trafikimin e drogës - NACIONALE

Isufaj: Janë sekuestruar asete në vlerë prej 1 milion eurosh për të parandaluar trafikimin e drogës

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka bërë të ditur se në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Prishtinë janë sekuestruar asete me vlerë rreth 1 milion euro.

Sipas Isufajt, operacioni është realizuar nga Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Speciale dhe kishte për cak një çift nga Kosova që jeton në Itali. Ai theksoi se aksioni është ndërmarrë për të parandaluar një rast të krimit transnacional që lidhet me trafikimin e narkotikëve.

“Në kuadër të këtij operacioni, në shtator të vitit 2025 janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale ‘Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar’ dhe ‘Shpëlarja e parave’”, deklaroi Isufaj gjatë konferencës.

Ai shtoi se operacioni është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, ndërsa foli edhe për angazhimin e vazhdueshëm të Prokurorisë Speciale në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme të ngjashme