Ismaili i PDK-së: Preokupimi ynë ka qenë njohja dhe më pas Asociacioni - NACIONALE

Ismaili i PDK-së: Preokupimi ynë ka qenë njohja dhe më pas Asociacioni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i PDK-së, Uran Ismaili, gjatë intervistës në “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se paraqitja e kryeministri Kurti sot në kuvend ishte rrugë pa krye ku përveç pranimit të Asociacionit, e që sipas tij kjo nuk po duket se na sjell drejt njohjes.

Ai tha se ajo çka ndryshon nga qendrimi i PDK-së në këtë rast është se kryeministri Kurti po e sjell Asociacionin para njohjes nga Serbia.

“Sot kryeministri del para përfaqësuesve të popullit, lexon disa pika dhe nuk tregon cili është hapi i radhës, çka sjell kjo, cfarë të ardhme i sjell kjo Kosovës” – tha Ismaili.

“Preukupimi jonë ka qenë njohja dhe pastaj Asociacioni, sot në Kuvendin e RKS është ndërruar roli. Ka ardhë Asociacioni dhe nuk është folur sot që ne jemi duke u përgatitur që ne të hyjmë në dialog për njohje dhe këto hapa na sjellin deri tek njohja.” – tha ai.

Lajme të ngjashme