Ishte shpallur në kërkim nga Policia, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Deçan - NACIONALE

Ishte shpallur në kërkim nga Policia, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Deçan

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë.

Kjo pasi ai dyshohej për një tentim-vrasje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan.

Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.

Sipas raportit 24-orësh, ai është dërguar në mbajtje.

I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia.

Lajme të ngjashme