"Ishte e mbingarkuar me udhëtarë": Një personi i bie të fikët në linjën 1 të Trafikut Urban
Faqja në Facebook “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, kanë shkruar se një qytetar ka humbur ndjenjta në linjën e Trafikut Urban për Fushë Kosovë.
Sipas tyre, qytetarit i kanë rënë të fikët për shkak të mbingarkesës me udhëtarë në autobus.
“Per shkak te mbingarkeses se njerzve e kallabllakut nje djali te moshes madhore i ra te fiket ne autobusin 1-sh”
“Nuk ka nevoje me bo oferta per perdorimin e Trafiku Urban Prishtinë perderisa ska infrastrukture te mjafuteshme mi plotesu nevojat per qytetaret!!” – kanë shkruar kjo faqe duke ia bashkëngjitur edhe disa fotografi nga ngjarja.