"Ishte e angazhuar në pozita të shumta në sport", Nagavci kujton rolin e profesoreshës Shqipe Bajçinca–Brestovci - NACIONALE

"Ishte e angazhuar në pozita të shumta në sport", Nagavci kujton rolin e profesoreshës Shqipe Bajçinca–Brestovci

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka përcjellë ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të profesoreshës së Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Shqipe Bajçinca–Brestovci.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka kujtuar se Bajçinca-Brestovci ka dy dekada e gjysmë që ligjëron në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në Universitetin e Prishtinës.

“Ishte e angazhuar në pozita të shumta në sport ku njëkohësisht ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës. Bajçinca–Brestovci ka mbajtur pozita shumë të rëndësishme në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Së fundi ishte kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit dhe anëtare e Bordit të FHK-së. Po ashtu, ishte delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit dhe ish-komisare e garave të FHK-së. Në emër të MAShTI-t, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e bashkëpunëtorëve. Pushoftë në paqe profesoresha, Shqipe Bajçinca–Brestovci”, ka shkruar Nagavci.

Lajme të ngjashme