Ish prokurorja e EULEX-it flet për rastin Tolaj: Ia përgjova telefonin
Ish prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar në një konferecë për media ka folur për rastin Tolaj.
Ajo ka treguar se si ka gjetur se gjyqtari italian ishte korruptuar nga mbrojtja e Tolajt.
“Kam fituar më shumë se 90% të rasteve, kam pasur detyrë të ndjek profilet e larta. Pata parë në medie se gjyqtari italian ishte involvuar në korrupsion, por e injorova Rasti Tolaj. Ilir Tolaj kishte një telefon ne burg, unë e përgjova telefonin e tij dhe zbulova se gjyqtari Francesko po takohej me mbrojtjen e Tolajt, në pergjime zbulova se ata së bashku po mundoheshin ta zhduknin këtë rast.”, ka thënë ajo.
Ish prokurorja derisa punonte në EULEX kishte sinjalizuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.