"S'ka siguri e cilësi në shëndetësi", ish-ministri Latifi shanë Kosovën para eurodeputetëve
Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në një takim me disa eurodeputetë ka deklaruar para tyre se Kosova përballet me siguri e cilësi të dobët në shëndetësi, dhe se ky dikaster është lënë pas dore dhe është rrënuar nga korrupsioni disa dekadësh.
Latifi këtë takim e mbajtur me eurodeputetët Viola Von Cramon, Lukas Mandl, Radovan Kanev, Karlo Ressler dhe Adreas Schiedler
“Shëndetësia e Kosovës ishte injoruar dhe e lënë pas dore, është keqmenaxhuar, është rrënuar nga korrupsioni madhor në të gjitha shtresat e shërbimeve shëndetësore dhe e segmentuar politikisht në forma të ndryshme për tri dekada. Andaj, mund të karakterizohet me siguri edhe me cilësi të ulët të shërbimeve klinike, mungesë të ekspertizës dhe aftësive klinike, mungesë të infrastrukturës moderne, e mbi të gjitha mungesës së aftësive menaxheriale, të cilat në masë të madhe e mbisundojnë sistemin shëndetësor të Kosovës”, ka deklaruar ish-ministri Latifi.
Në letrën e dorëheqjes së tij drejtuar kryeministrit Kurti, ish-ministri ishte ankuar se një nga arsyet pse po e lë këtë pozitë është administrata e MSH-së, e cila sipas tij e kishte penguar në kryerjen e punëve. Të njejtën e ka thënë edhe para këtyre eurodeputetëve.
“Pjesa e administratës së Ministrisë së Shëndetësisë është një labirint ose rrjet kompleks i një ndërthurjeje rregullash të pakuptueshme të formuara ndër vite, dhe të krijuara për të penguar ecurinë e shërbimeve shëndetësore publike”, citohet të ketë thënë Latifi, në një njoftim nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës.
Kujtojmë se kjo ministri vazhdon të operoj pa ministër pasi qeveria ende nuk e ka emruar një të ri, teksa si ushtruese detyre në këtë ministri vazhdon mbajë zëvëndës ministrja Dafina Gexha.
Latifi ishte kritikuar shumë për "pasivitet" dhe për udhëtimet e shumta jashtë vendit sa ishte në rolin e ministrit të Shëndetësisë.
