Ish-ministri i Financave: Qeveria s`ka krijuar rrethana të favorshme, bizneset po largohen nga Kosova - NACIONALE

Ish-ministri i Financave: Qeveria s`ka krijuar rrethana të favorshme, bizneset po largohen nga Kosova

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për moskrijim të kushteve të favorshme për bizneset.

Në mungesë të këtyre kushteve, ai ka thënë se bizneset po largohen nga Kosova dhe po vendosen në vendet fqinje.

Në një prononcim për “Front Online”, ai është shprehur i shqetësuar në lidhje me këtë fenomen.

“Kapitali privat në kushtet e ekonomisë të tregut është i lirë me lëvizë dhe aty ku e ka sigurinë e fitimin më të madh shkon. Ata që e investojnë kapitalin i shohin edhe kushtet e afarizmit nëse duan të merren me biznes dhe i shikojnë rrethanat”, ka thënë Shatri.

Ai ka bërë me dije se po largohen nga Kosova edhe biznese që me vite të tëra kanë qëndruar në Kosovë.

“Po lëvizin vazhdimisht jo vetëm investimet e reja, por edhe disa biznese që janë të akomoduar prej kohe kanë nis me i mbyll këtu e me i hap në Maqedoni e Shqipëri e po tërhiqen nga Kosova që nuk janë krijuar rrethana të favorshme biznesore”, është shprehur Shatri.

Lajme të ngjashme