Ish-ministri britanik thirrje amerikanëve: Hetoni skandalin e Speciales ku dyshohet se janë dhënë dëshmi të rrejshme
Gazeta Nacionale gjatë ditës së sotme raportoi për një zhvillim të fundit që ka ndodhur në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson në një parashtrim të dorëzuar në Gjykatën Speciale, ka dorëzuar pretendime se një person i Shërbimit Sekret Serb ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Specializuar, dhe ka ofruar dëshmi të rrejshme kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Gjithçka lidhet me dosjet që dorëzohehin në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës para 2 vjetësh. Një dëshmitar ishte paraqitur në Gjykatën Speciale, duke dhënë dëshmi se Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve nga Prokuroria.
Megjithatë, sipas parashtrimit të avokatit të Veselit, i njëjti dëshmitar ka tërhequr deklaratat e tij, doke pohuar se ka qenë i nxitur nga një tjetër person që të gënjente, transmeton gazeta Nacionale.
“Mbrojtja parashtron se informacioni që ka të bëjë me [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] është zbuluar për qëllime të hetimit të vërtetësisë së pretendimit të [REDAKTUAR] se [REDAKTUAR] ka siguruar dëshmi të rreme dhe për të përcaktuar shkallën e vërtetë të përpjekjeve nga agjentët e Shteti serb të ndikojë në mënyrë jo të duhur në këto procedura. Për të kontekstualizuar siç duhet ngjarjet përkatëse”, thuhet në fillimin e parashtrimit, parashtrim të cilin mund ta lexoni të plotë KËTU dhe në vegëzën e mësipërme.
Një reagim interesant lidhur me këtë çështje ka ardhur nga ish-ministri britanik për Evropë, Denis Mac Shane.
Ky i fundit, në rrjetin social "Twitter" shpërndau një postim të Petrit Selimit, ish-ministrit të jashtëm të Kosovës.
Në këtë postim, MacShane etiketoi redaktorët e prestigjiozes New York Times, duke kërkuar nga ta që ta hetojnë këtë çështje.
“Do të ishte mirë nëse New York Times do të hulumtonte në këtë”, ka shkruar Mac Shane.

