Ish-kryetari i VV-së: LDK është më demokratike për shkak të Ibrahim Rugovës - NACIONALE

Ish-kryetari i VV-së: LDK është më demokratike për shkak të Ibrahim Rugovës

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një javë më parë, pa kundërkandidat dhe me 98,60 për qind të votave, u rizgjodh kryetar i Lëvizjes Vetëvebdosje. Por, shefi i ekzekuivit Kosovar nuk është i vetmi lider partie që zgjidhet pa garë të vërtetë. Ndonëse zgjedhja e tyre quhet demokratike, ajo është krejtësisht një farsë.

Zgjedhje të tilla, pa kundërkandidatë e pa garë reale, janë mbajtur edhe në partitë opozitare, duke përfshirë PDK-në dhe AAK-në. Dallim në këtë drejtim bën vetëm partia me e vjetër kosovare, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila edhe herën e fundit kur mbajti zgjedhje, u kujdes të ketë një garë të vërtetë mes Lumir Abdixhikut, e Lutfi Hazirit, teksa ky i fundit doli humbës.

Visar Ymeri, ish-kryetari i VV-së, demokracinë brenda LDK-së e quan trashëgimi politike të presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Por, ky nuk është i vetmi faktorë. LDK historikisht është njohur si parti e cila ka mbajtur brenda vetes grupe me mendime të ndryshme shpesh herë skajshmërisht kundërshtuese mes njëra tjetrës. Mendoj që kjo lidhet edhe me besimet e Presidentit Rugova, i cili, më shumë se çkado tjetër duket se e ka vlerësuar pluralizmin. Duke qenë figurë e pakontestueshme ai ka pas rehatinë e mjaftueshme të lejojë grupe të ndryshme idesh e interesash brenda partisë meqë figura e tij ka qenë ombrellë e pathyeshme e ekzistencës së LDK-së”, tha Ymeri.

Lajme të ngjashme