Ish-kryeprokurori: Ishte befasuese zhdukja e mostrave të Astrit Deharit - NACIONALE

Ish-kryeprokurori: Ishte befasuese zhdukja e mostrave të Astrit Deharit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, është e papritshme dhe e pakuptueshme se si kanë mundur të zhduken mostrat në rastin e Astrit Deharit.

Hoxha tha në T7 tha se është befasuar kur ka dëgjuar diçka të tillë duke besuar se hetimet e mëtutjeshme do të mund ta zbardhin këtë çështje.

“Si qytetar u befasova, dhe për mu ke diçka e papritshme dhe e pakuptueshme. Nuk e di qysh kanë mund të zhduken, sigurisht hetimet e mëtutjeshme që do të bëhen sigurisht do ta zbardhin atë çështje. Nuk kam pas njohuri për diçka të ngjashme dhe për mu ishte thjesht diçka befasuese”, tha ai.

Kujtojmë që ministria e Drejtësisë ka njoftuar se pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Lajme të ngjashme