"Policia e Kosovës rikthen planin operativ prej 12 orëve punë"
Policia e Kosovës do t’i rikthehet përsëri planit operativ 12 orësh nga sonte.
Kështu ka bërë të ditur, njohësi i çështjes së sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, duke shtuar se këtë informacion e ka të sigurt brenda Policisë së Kosovës.
“Tani nga ora 19:00 sonte do të fillohet prapë ai rikthimi i planit operativ 12 orësh. Çdo zyrtar policor do të qëndrojnë në detyrën e tij 12 orësh. Ky është një informacion brenda PK-së, që nga ora 19:00 do të fillohet aktiviteti operacional që të kemi orarin 12 orësh e cila do të vazhdojë deri në marrjen e vendimeve nga niveli politik se a do të mbahen zgjedhjet apo jo”, ka thënë ai në Tëvë1.
Tutje Shala la thënë se në bazë parashikimeve në terren, zgjedhjet në pjesën veriore do të shtyhen deri në janar të 2023.
