Ish-kryeministrin Khan e gruan e tij i sakatojnë edhe me shtatë vjet burgim për martesë të paligjshme - NACIONALE

Ish-kryeministrin Khan e gruan e tij i sakatojnë edhe me shtatë vjet burgim për martesë të paligjshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, dhe bashkëshortja e tij, Bushra Khan, të shtunën u dënuan me nga shtatë vjet burgim dhe me gjobë nga një gjykatë që vlerësoi se martesa e tyre më 2018 e kishte shkelur ligjin, tha partia e tij.

Ky është dënimi i tretë kundër ish-kryeministrit këtë javë dhe vjen para zgjedhjeve kombëtare të së enjtes, në të cilat atij i është ndaluar të garojë, raporton agjencia “Reuters”.

Ditëve të fundit, politikani 71-vjeçar u dënua me dhjetë vjet burgim për zbulim të sekreteve shtetërore e me 14 vjet burgim bashkë me gruan për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore.

“Me mënyrën se si po kryhen këto gjykime, do të jetë një pikëpyetje e madhe mbi zgjedhjet e 8 shkurtit. Ky është një rast testues për sistemin e lartë gjyqësor të Pakistanit” – thuhet në një deklaratë të partisë së Kahnit, PTI.

Përpos dënimit me burgim, Khani dhe bashkëshortja e tij u dënuan edhe me gjobë prej 500 mijë rupish secili (1.800 dollarë).

Bushra u akuzua për mosplotësim të periudhës së pritjes sipas Islamit, që quhet “Iddat”, pas divorcimit nga bashkëshorti i kaluar dhe martesës me Khanin.

Lajme të ngjashme