Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, e shpall fitoren në zgjedhje - NACIONALE

Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, e shpall fitoren në zgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, të premten e shpalli fitoren në zgjedhjet kombëtare, duke thënë se partia e tij, Lidhja Myslimane Pakistaneze – Nawaz, ka dalë më e madhja në rezultate.

Zgjedhjet e Pakistanit u shoqëruan me sulme vdekjeprurëse disa ditë para garës e me disa viktima ditën e zgjedhjeve.

Autoritetet morën vendim edhe që t’i ndalnin shërbimet e telefonave gjatë ditës së votimit.

Disa ditë para zgjedhjeve, ish-kryeministri Imran Khan dhe bashkëshortja e tij u dënuan me burgim në dy raste të ndryshme – në njërin për ryshfet e në tjetrin për martesë të paligjshme.

Lajme të ngjashme