Ish-kryeministri i Malajzisë dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit 12-vjeçar - NACIONALE

Ish-kryeministri i Malajzisë dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit 12-vjeçar

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ish-kryeministri i Malajzisë Najib Razak është dërguar në burg për të filluar vuajtjen e një dënimi 12-vjeçar, pasi gjykata e lartë ka refuzuar apelin e tij.

Akuzat e 69-vjeçarit lidhen me një skandal korrupsioni që përfshin fondin shtetëror të pasurisë 1Malaysia Development Berhad (1MDB).

Razak ishte dënuaar në korrik të vitit 2020, por ishte liruar me kusht gjatë apelit.

Në vitin 2020, një gjykatë e kishte shpallur fajtor për shtatë akuza - të përqendruara në një total prej 42 milion ringgit (9.4 milion dollar) të cilat ishin transferuar nga SRC International - një ish njësi e 1MDB - në llogaritë e tij private.

Ai u dënua me 12 vjet burg dhe një gjobë prej 210 milion ringgit (46.8 milion dollarë).

Najib Razak, 69 vjeç, është ish-kryeministri i parë i Malajzisë që shkon në burg -- një rënie e madhe për një politikan veteran të arsimuar në Britani, babai dhe xhaxhai i të cilit ishin poashtu kryeministra.

Lajme të ngjashme