Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e ka konfirmuar se Goxhaj kurrë nuk ka qenë në frontin e luftës - NACIONALE

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e ka konfirmuar se Goxhaj kurrë nuk ka qenë në frontin e luftës

4 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, e ka konfirmuar se zëdhënësi i protestës në Tiranë, Dritan Goxhaj, nuk ka qenë në luftë.

Përmes një deklarate publike, ai ka treguar se Goxhaj kurrë nuk ka qenë në vija të fontit.

Sipas tij, Goxhaj është angazhuar me disa detyra në territorin e Shqipërisë vetëm disa javë para mbarimit të luftës.

“Lidhur me Dritan Goxhajn, per te cilin ne media te ndryshme jane plasuar pohime a pretendime te ndryshme, deklaroj se Dritan Goxhaj i eshte bashkuar UÇK-se disa jave para mbarimit te luftes, ne Helshan te Shqiperise, jo ne Kosove, jo ne front”, është thënë në reagimin e Sylës, raporton Epoka e re.

Lajme të ngjashme