Ish-këshilltari i Thaçit: PDK-ja duhet të bëjë një balancë mes atyre që kanë dhënë gjithçka dhe figurave të reja
Ish-këshilltari politik i presidentit Thaçi, Artan Behrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se debati brenda PDK-së vetëm e forcon demokracinë e brendshme të partisë.
Mes tjerash, Behrami po ashtu ka thënë se për ta zhvilluar edhe më tej partinë, DK-ja duhet të krijojë një ekuilibër midis brezave që kanë sakrifikuar gjithçka për partinë dhe figurave të reja që mund ta forcojnë edhe më tutje atë.
Kujtojmë që Partia Demokratike e Kosovës sot ka zyrtarizuar vendimin për përfaqësim gjinor të barabartë, në një konventë ku parulla kryesore ishte “50/50”.
Patetike, i është dukur kjo një prej deputeteve më të zëshme të partisë, Ganimete Musliu, e cila në një shkrim të gjatë ka shprehur pakënaqësinë e saj.
Postimi:
