Ish-deputetja tregon se ishte dëshmitare e një ngjarje të tmerrshme: Sot 15 qen e sulmuan një djalë
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka treguar për një ngjarje të tmerrshme që e ka përjetuar sot afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Ajo ka bërë me dije se ishte dëshmitare kur rreth 15 qen sulmuan një dalë të rritur.
Ajo ka kërkuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të ndërmarr diçka.
“Dëshmitarë të një sulmi të tmershëm të një tufe prej qenëve (rreth 15 sish) që rrëzuan një djalë të rritur! Ai u përplas në tokë në mes të rrugës dhe po luftonte me ta sipër i rrezikuar në asfalt nga automjetet që lëviznin! Në rrugët mes Fakultetit Teknik dhe QKUK-së ora 08:20. Perparim Rama ? Veç koha në pyetje kur ky terror nga qentë ndaj qytetarëve në kryeqytet të mbaroj me fatalite”, ka shkruar Ismajli në profilin e saj në “Facebook”.