Ish-ambasadori Hysa kritikon Kurtin: Raportet me Amerikën janë ekzistenciale - NACIONALE

Ish-ambasadori Hysa kritikon Kurtin: Raportet me Amerikën janë ekzistenciale

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-diplomati Ylber Hysa vlerëson se Kosova duhet t’i ruaj raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, teksa thotë se edhe administrata e kaluar amerikane edhe kjo e tanishme e kanë quajtur si bashkëpunimin me Kosovën në kohën e Kurtit si shumë problematik teksa e quajtën edhe pengues të shumë proceseve.

“Kurti përmendi që kemi pranuar disa nga kërkesat e amerikanëve për të strehuar disa refugjatë por në të vërtetë humbja e marrëveshjes strategjike a mund të cilësohet si marrëdhënie të mira. Besoj që raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës larg një qasjeje bilaterale për shkak të një disbalanci është një raport nostaligjik-strategjik i ndërtuar në kohë ekzistenciale për Kosovën dhe si i tillë është dashur të cilësohet e të mbahet me çdo kusht dhe jo t’i bëhet ‘karshillëk’. Nuk e di se çfarë marrëdhënie bilaterale mund të ketë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në vazhdimësi të dy administratat vazhdon ti bëjë nervoz me një politikë jo-inteligjente. Raportet tona me SHBA-në janë ekzistenciale dhe mbase duhen ruajtur si të tilla dhe jo humbur në kuadër të një fushate elektorale”, u shpreh Hysa.

Lajme të ngjashme