Ish-ambasadori Cufaj: Çështja e liberalizimit të vizave e kalon çdo masë, racizëm i paparë - NACIONALE

Ish-ambasadori Cufaj: Çështja e liberalizimit të vizave e kalon çdo masë, racizëm i paparë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në një intervistë për Euronews Albania ka thënë se Bashkimi Europian po tregon racizëm sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën që sipas tij nuk i ka ndodhur asnjë populli tjetër.

“Nëse flasim realisht, secili burrështetas evropian, kur njeriu flet me ta për çështjen e liberalizmit të vizave e ndjenjë në dis turpi, është diçka e turpshme është një apsurditet dhe një banalitet. Është një racizëm i paparë që s’i ka ngjarë asnjë populli, asnjë shteti”, tha Cufaj.

Cufaj thotë se e kupton emocionalitetin dhe reagimin e njerëzve lidhur me këtë proces.

Kjo me çështjen e liberalizimit të vizave kalon çdo masë dhe e kuptoj emocionalitetin dhe reagimin e çdo shtetasi të Koosvës por edhe shqiptarë, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe politikanët tjerë, bile-bile edhe vetë zotri Vuçiq thoshte se është në favor, sepse natyrisht i godet edhe serbët nga Kosova të cilët nuk mund të udhëtojnë pa liberalizim të vizave”, shtoi ish-ambasadori.

Sot është mbajtur diskutimi i dytë i Grupit Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Por, edhe në këtë mbledhje po del se nuk ka pasur consensus.

Anipse, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet, rrugës për këtë proces, është shtuar një pengesë, që nuk parashihej në asnjërin prej skenarëve, deri para pak javëve, kur doli në pah kjo “problematikë”.

Krejt kjo pasi Franca ka kërkuar që liberalizimi i vizave të lidhet me sistemin ETIAS, kurse disa shtete e kanë kundërshtuar atë.

Lajme të ngjashme