Ish-aktivisti i VV-së me akuza të ashpra: Sot anëtarët e familjes s`me flasin, VV-ja e ka shkatërru familjen
Ish-aktivisti i VV-së, Dardan Krasniqi, e ka akuzuar partinë e Albin Kurtit për shkatërrim të familjeve shqiptare.
Ai ka bërë me dije se për shkak të politikes përçarëse të kësaj partia ai është distancuar nga familja e tij.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka deklaruar treguar historinë e tij personale.
“Sot anëtarët e familjes time nuk më flasin, sot jam i distancum. Kjo Lëvizje Vetëvendosje ka shkatërruar familjen, atë që nuk ka mundur me e arrit as Qubrilloviqi e as Rankoviqi dhe as kërkush. Është e dhimshme”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se për shkak të politikave të kësaj partie është detyruar ta lëshoi Kosovën.
“Nuk po tregohem i dobët, as nuk po du me përbalt kërkend, se jam krenar me familje tem. Por unë jam detyruar me i kap çantat. Dhe muj me kajt 24 orë me i pa ofendimet që m`i ka bo”, është shprehur ai.
Ndër të tjera, Krasniqi ka thënë se Dejona Mihali nuk e ka lejuar që të punësohet në Kosovë.
“Unë kam dhanë edhe gjak, pikërisht prej Dejona Mihalit unë jam pengu me hy në punë. Ani pse natën e parë Dejona Mihali e ka bërë në familjen teme, gruaja jeme i ka shtru edhe shtratin”, ka thënë ai.