Ironizon Smajljaj: Shkarkoni cilindo ministër, vetëm të shëndetësisë dhe të arsimit jo - NACIONALE

Ironizon Smajljaj: Shkarkoni cilindo ministër, vetëm të shëndetësisë dhe të arsimit jo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori i marrëdhënieve ndërkombetare, Avdi Smajljaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka rekomanduar në mënyrë ironike që të mos shkarkohet ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Në formë sarkastike, Smajljaj shkruan se këta ministra janë “shembull” se si duhet të funksionojnë ministritë.

“Shkarkoni cilët do ministra, vetëm këtë të shëndetësisë dhe të arsimit mos i shkarkoni. Janë legjenda, shembull si duhet të funksionojnë ministritë. Syni i keq mos ua paftë punën!”, ka shkruar Smajljaj.

Kujtojmë që sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur një fjalim gati 30 minuësh para anëtarëve të kësaj partie.

Ai në këtë mbledhje, diskutoi shumë çështje, por dy nga gjërat që morën vëmendje ishin kritikat ndaj bashkëpartiakëve dhe termi zëvendësim i ministrave.

Nga ministrat e zëvendës-ministrat, Kurti kërkoi më tepër dalje në terren.

Veç kësaj ai deklaroi se arsyeja që nuk hoqi asnjë prej ministrave të tij është për shkak se kishte çështje të tjera më të mëdha.

Lajme të ngjashme