Ironizon Mushkolaj: Kurti e themelon Asociacionin me nënshkrim, jo si ata të tjerët pa nënshkrim - NACIONALE

Ironizon Mushkolaj: Kurti e themelon Asociacionin me nënshkrim, jo si ata të tjerët pa nënshkrim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar me zhvillimet në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mushkolaj ka thënë se “kryeministri Kurti e themelon Asociacionin me nënshkrim”.

“Kurti e themelon Asociacionin "me nënshkrim", jo si ata tjerët "pa nënshkrim"” – ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se tashmë një draft statut i ri për Asociacionin është propozuar nga BE-ja dhe ShbA-ja.

Kryeministri Kurti e ka pranuar tashmë këtë draft statut, për të cilin, pret të nënshkruhet.

Lajme të ngjashme