Ironizon Gashi: Është mirë me kërku prej Gjermanisë edhe hyrjen me viza të skaduara - NACIONALE

Ironizon Gashi: Është mirë me kërku prej Gjermanisë edhe hyrjen me viza të skaduara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kërkesa e “çuditshme” e Ministrit të Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla, i cili kërkoi nga Gjermania që të lejojë shtetasit kosovarë hyrja e tyre në këtë shtet me pasaporta të skaduara, ka prodhuar shumë reagime.

Gazetari dhe analisti, Astrit Gashi përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar ironikisht se është mirë të kërkohet nga shteti gjerman që të lejoj kosovarët të udhëtojnë edhe me viza të skaduara.

“Perveç se me pasaporta të skaduara është mirë me kerku prej Gjermanisë me leju hyrjen për në edhe me viza të skaduara. Qaty-qaty jon!”, ka shkruar Gashi.

Ndërkohë, arsyetimi i ministrit Sveçla për mungesën e materiale për prodhimin e tyre, është për shkak të siç kishte deklaruar ai zakonisht, problemit të zingjirit të furnizimit si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Lajme të ngjashme