Tahiri i AAK-së: Vendet tjera bëjnë gara me pasaporta, qeveritarët tan e shkelin atë
Shëfi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas kërkesës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla që t’i lejoj qytetarët e Kosovës të hyjnë në Gjermani me pasaporta të skaduara, pasi që ka mungesë të materialit për përpunimin e tyre.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se endet e tjera bëjnë gara që pasaportat e tyre të rangohet sa më lartë, qeveria jonë shkel pasaportën aty ku prodhohet në burim.
“Ka jeni nis o 'Ali Bunga'
Përderisa vendet normale bëjnë gara që pasaporta e tyre të rangohet sa më lartë nga vendet tjera, qeveritarët tanë shkelin pasaportën aty ku prodhohet, në burim. Kjo është shkelje fundametale e të drejtave dhe lirive themelore, me kosto të lartë emocionale, financiare dhe të gjithmbarëshme për njerëzit dhe familjet”, ka shkruar Tahiri.
Tutje ai ka thënë se koncepti i qeverisë është që gjethçka të fillon nga zero dhe gjethçka fillon me ta.
“Përmes logjikës së shkatërrimit të krejt asaj çfarë ishte ndërtu, përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve, e sollën punën që qytetarët t'i lënë pa pasaporta. Kjo qeveri e ka konceptin që gjithçka fillon nga zero dhe gjithçka fillon me ta. Pasaporta është shenja më e rëndësishme identifikuese e një shteti. Kjo qasje ka kosto edhe për imazhin dhe reputacionin e shtetit tonë. Nuk jemi në kohën e ‘Ali Bungut’!!!!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
