Ironizon Arben Ahmeti: E xhumaja e parë pa Amerikën
Arben Ahmeti, gazetar dhe analist, ka shkruar një status ironik në profilin e tij, që në fakt përshkruan situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe ShBA-së.
Ahmeti ka shkruar shkurt rreth të premtës së parë pa Amerikën, duke aluduar në raportimin rreth dialogut Kosovë-Serbi të Gabriel Escobarit, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.
“E xhumaja e pare pa Ameriken.” – shkroi shkurt Ahmeti, që është edhe drejtor i Kanal10.
Ndryshe, raportimin e të premtes, e kishte përmendur vetë edhe Escobar, duke thënë se do t’i përditësojë Uashingtonin, nëse ka pasur ose jo sukses vizita e tij gjatë kësaj jave në Kosovë e Serbi.
“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara.” – deklaronte Escobar.