Irani thotë se lufta në Liban duhet të përfundojë që marrëveshja e paqes të zbatohet
Marrëveshja e paqes mes ShBA-së dhe Iranit nuk mund të zbatohet nëse lufta në Liban nuk përfundon, ka thënë Seyed Mehdi Tabatabaie, zëvendës për Komunikim dhe Shpërndarje të Informacionit në Zyrën e Presidentit të Iranit.
“Vazhdimi i krimeve të regjimit sionist në Liban do të çojë në pavlefshmërinë e të gjithë marrëveshjes,” shkroi ai në X, përpara bisedimeve të sotme në Zvicër.
Irani do ta ngrejë çështjen e shkeljeve të marrëveshjes fillestare të paqes mes SHBA-së dhe Iranit në takimin e pasdites së sotme, tha kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Baghaei, siç raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Fars, raporton CNN.
Një zëdhënës i ekipit negociator të Iranit tha se plani i delegacionit iranian është që bisedimet të vazhdojnë deri sonte dhe se nuk kishte gjasa të zgjasnin më shumë.