Ipeshkvi Dodë Gjergji viziton BIK-un, uron myslimanët për Fitër Bajram - NACIONALE

Ipeshkvi Dodë Gjergji viziton BIK-un, uron myslimanët për Fitër Bajram

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ipeshkvia e Kosovës ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Dodë Gjergji ka uruar Festën e Fitër Bajramit duke uruar paqe begati

“Tani jam këtu që të uroj kryetarin e Bashkësinë Islam, BIK-un dhe të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit sepse dalim para një agjërimi që është një përpjeke për të mbizotëruar shpirti në të gjitha sferat e jetës dhe mbi trupin. Ne e urojmë njëri-tjetrin edhe bashkë ndajmë gëzimin e festave si vëllezër, sepse këtë zjarr dashurie e kanë ndezur të parët tanë dhe ne që moti por ky nuk është një zjarr që qet tym të bardh as të zi, por është një zjarr që përhap aromë dashurie, lirie, vëllazërimi paqe e mirësie”, tha ai.

Lajme të ngjashme