Inzaghi: Te Asllani llogarisim shumë, e kemi ndjekur për një vit të tërë
Simone Inzaghi, trajneri i Interit, ka folur për herë të parë para shtypit italian, pasi skuadra zikaltër filloi fazën përgatitore për sezonin e ri.
Inzaghi, ndër të tjera, komentoi edhe afrimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.
"Asllani duket shumë më me pervojë seç e dëshmon mosha e tij efektive. Ai e din që do t'i duhet t'ua lojtarëve të mëdhenj sekretet e tyre. E kemi ndjekur për një vit të tërë dhe ka pasur një rritje eksponenciale si futbollist në gjashtë muajt e fundit", tha Inzaghi.