“Investime të huaja i quan blerjet e banesave nga diaspora”: Mehmetaj tallet me Kurtin
Gazetari Lirim Mehmetaj ka dhënë një interpretim tjetër – në fakt edhe tallës – për udhëtimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, drejt Tiranës për të parën ndeshjen futbollistike të Shqipërisë me Çekinë.
Mehmetaj, e ka quajtur “vizitë studimore” në një “vend me 10 milionë vizitorë brenda vitit, i përzgjedhur nga barometri i pelqyeshmërisë së turistëve si lokacioni i tretë në botë për nga pëlqyeshmëria, me super koncerte gjigante të yjeve globale që përformojnë në Tiranë, mikpritëse e samiteve të Bashkimit Evropian, të anëtarësuar në NATO dhe me investimeve multi-miliardëshe nga investitorë të huaj në kaq shumë fusha”.
E krejt në kontrast me këtë, Mehmetaj e vendos Kosovën nën qeverisjen e Kurtit, ku e tall atë që Kurti e paraqet “blerjen e banesave private nga diaspora si investime të huaja në vend”.
Reagimi i Mehmetajt:
Po shoh se po akuzohet Albin Kurti përse ka shkuar ta shikojë ndeshjen e Shqipërisë me Çekinë e jo Kosovën kundër Andorrës, duke e portretizuar kështu si një udhëtim përkrahës i kryeministrit të Kosovës për një kombëtare tjetër.
E keni gabim.
Albin Kurti dje ka qenë në një vizitë studimore. Ai ka shkuar të shoh se si duket një kryeqytet evropian qysh është Tirana, një stadium super modern dhe i bukur qysh është Air Albania dhe një kombëtare profesionistësh që nga pastruesit e fushës e deri te presidenti qysh është kombëtarja e Shqipërisë.
Shqipëria dhe shqiptarët në Shqipëri po lëvizin me hapa të shpejtë. Ata janë Ballkan tashmë veç si gjeografi.
Vend me 10 milionë vizitorë brenda vitit, i përzgjedhur nga barometri i pelqyeshmërisë së turistëve si lokacioni i tretë në botë për nga pëlqyeshmëria, me super koncerte gjigante të yjeve globale që përformojnë në Tiranë, mikpritëse e samiteve të Bashkimit Evropian, të anëtarësuar në NATO dhe me investimeve multi-miliardëshe nga investitorë të huaj në kaq shumë fusha.
Në Kosovë, Qeveria investime të huaja i quan blerjet e banesave private nga diaspora shqiptare. Për pjesën tjetër as që munde të flitet, janë dy shtete që s’mund të krahasohen më.