Forcat rezervë të Rusisë po grumbullohen afër Ukrainës për ofensivë të re
Inteligjenca ushtarake britanike tha të shtunën se Rusia është duke i lëvizur forcat rezervë nga pjesë të ndryshme të territorit të saj drejt zonave afër Ukrainës për operacione të ofensivës në të ardhmen.
Në buletinin e rregullt, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se, me gjasë, një pjesë e madhe e njësiteve të reja ruse të këmbësorisë po transportohen me automjete të blindura ushtarake të tipit "MT-LB", të nxjerra nga depot për qëndrim afatgjatë.