Instituti: Fundjava me temperatura deri në 37 gradë - NACIONALE

Instituti: Fundjava me temperatura deri në 37 gradë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vikendi i ardhshëm do të jetë shumë i nxehtë, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, ka thënë IHMK.

Të dielën ndërkaq, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, theksoi Instituti.

Lajme të ngjashme