Institucionet bëjnë thirrje për kursim të energjisë, sheshi në Prishtinë ndriçon fund e krye - NACIONALE

Institucionet bëjnë thirrje për kursim të energjisë, sheshi në Prishtinë ndriçon fund e krye

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Problemi me energjnë elektrike është rikthyer në Kosovë. Reduktimet e rrymës 6 me 2 në favor të dritës po shkaktojnë shumë problem tek qytetarët dhe tek bizneset në vend.

Dyfishimi i çmimit të energjisë në berzat ndërkombëtare gjatë korrikut, por edhe kapaciteti i kufizuar për prodhim të brendshëm, kanë shtyrë autoritetet e Kosovës që të bëjnë thirrje për kursim të energjisë.

Madje, ditë më parë edje Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike. Dhe ky shembull është dhënë prej tyre duke mos lënë drita të ndezura nëpër objektet ku ndodhen zyrat e kësaj kompanie.

Mirëpo, siç duket kjo thirrje nuk bën përshtypje edhe për Komunën e Prishtinës, e cila javëve të fundit ka ndriquar sheshin qëndror në kryeqytet. Mirëpo, ajo që vihet re është se dritat në sheshin e Prishtinës vazhdojnë të mbahen fikur pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të institucioneve në vend.

Lajme të ngjashme