Inspektori Fitim Gashi që i shkoi qumështorës "VITA" me urdhër të Armend Mujës, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik - NACIONALE

Inspektori Fitim Gashi që i shkoi qumështorës "VITA" me urdhër të Armend Mujës, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik

1 orë më parë

nga NACIONALE

Mbi 20 inspektorë zbarkuan te qumështorja “Vita” në Istog. Me urdhër të Ministrit në Detyrë të Bujqësisë, Armend Muja u bë kontroll e verifikim, derisa punëtorët u larguan jashtë objektit. Pas kryerjes së kontrolleve, qumështorja “Vita” është mbyllur përkohësisht. Vendim ky i bordit, pas kësaj çasje nga ministria e Mujës.

E njëri nga inspektorët që shihet në këtë aksion, Fitim Gashi, del të jetë aktivist i Lëvizjes Vetëndosje, dega në Kaçanik.

Gashi, shihet në shumë aktivitete partiake që ky subjekt politik organizon në Kaçanik e gjetiu.

Lajme të ngjashme