Inspektorati rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë që u përfshinë në incidentin në Vushtrri - NACIONALE

Inspektorati rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë që u përfshinë në incidentin në Vushtrri

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Dy zyrtarë policorë raportohet të jenë përfshinë në një incident në Vushtrri.

Sa ishin jashtë detyrës zyrtare, ata dyshohet të kenë kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

“Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar nga policia lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë (jashtë detyrës zyrtare) janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor. Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një fshat të komunës së Vushtrrisë kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së”, njofton fillimisht IPK-ja.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, shkruhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme