Inspektorati i MMPH-së gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro - NACIONALE

Inspektorati i MMPH-së gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e ka gjobitur Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro.

Ministrja në detyrë e këtij sektorit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i kësaj ministrie ka shqiptuar një gjobë prej 5 mijë euro ndaj Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Prishtinës.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se kjo masë është marrë për shkak të zhvillimit të aktiviteteve në deponinë e inerteve në Matiqan, të cilat janë vlerësuar si në kundërshtim me dispozitat ligjore për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit.

“Inspektorati i MMPH-së, ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 5 mijë euro ndaj Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Prishtinës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit në deponinë e inerteve në Matiqan, në kundërshtim me dispozitat ligjore për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit. Inspektorati ka konstatuar se në këtë hapësirë janë zhvilluar punime dhe depozitime të materialeve inerte pa përmbushjen e obligimeve ligjore dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për leje ujore dhe procedura të tjera përkatëse. Përkundër vendimeve dhe urdhrave të mëhershëm të inspektoratit, aktiviteti ka vazhduar”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme