Imri Ahmeti pas deklaratave të Lumir Abdixhikut: Kah kjo kulturë e fyerjeve, linçimeve dhe akuzave? - NACIONALE

Imri Ahmeti pas deklaratave të Lumir Abdixhikut: Kah kjo kulturë e fyerjeve, linçimeve dhe akuzave?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se imponimi dhe linçimi nuk janë parime të funksionimit të kësaj partie.

Pas deklaratave të Lumir Abdixhikut ndaj gjashtëshe­s së kësaj partie që doli kundër Bekim Sejdiut për president, ai ka pyetur se “kah po vjen kjo kulturë e fyerjeve, linçimeve dhe akuzave”.

“Kah kjo kulturë e fyerjeve, linçimeve dhe akuzave? Kjo nuk është trashëgimi, as vlerë e jona.

Sepse LDK-ja i përket vlerave të respektit, dialogut dhe mirëkuptimit, njerëzve që e kanë ndërtuar e mbajtur gjallë, si dhe çdo qytetari që beson në këto vlera.

Ajo nuk ndërtohet me grusht, me zë të ngritur apo me ton të lartë. Kjo nuk i shkon për fytyrë LDK-së dhe nuk është mënyra se si është ndërtuar historia e saj.

Shtrati dhe bazamenti brenda të cilit lindi, u zhvillua dhe mbijetoi LDK-ja në rrethana të ndryshme, nuk mund të tjetërsohen në kopje të asnjë modeli tjetër politik. LDK-ja është e veçantë dhe pikërisht këtë veçanti duhet ta ruajmë.

Është koha për më shumë dialog, mirëkuptim dhe më shumë respekt për njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme