IML-ja përfshihet sërish nga zjarri, detaje
Institutin e Mjekësisë Ligjore është përfshirë përsëri nga zjarri të dielën në mëngjes.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
Gashi për Klankosova, ka thënë se zjarrfikësit ndërhynë me kohë në atë zonë, duke e fikur zjarrin.
“Zjarri kishte përfshirë disa gjëra të cilat nuk di se përse përdoreshin, por në parim dukeshin si mbeturina. Zjarri ishte minimal sepse me kohë kishin reaguar Stafi i institutit me aparata për fikje të zjarreve fillestare. Ne e fikëm atë të tërin.” – ka thënë ai.
Kujtojmë se IML-ja edhe në të kaluarën ishte kapluar nga zjarri, ku me një rasti ishin djegur edhe disa gjëra me vlerë.