Imazhi satelitor i publikuar, qindra kamionë presin të largohen nga Krimea - NACIONALE

Imazhi satelitor i publikuar, qindra kamionë presin të largohen nga Krimea

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një foto satelitore e publikuar nga Maxar Technologies tregon qindra kamionë që janë në radhë për tragetet nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Më shumë se 900 kamionë janë duke pritur

Sky News raporton se më shumë se 900 kamionë janë duke pritur në radhë në terminalin e trageteve në përpjekje për t'u larguar nga Krimea.

Këtë javë, ura e Krimesë, që lidh Krimenë dhe Rusinë, u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim që ndodhi të shtunën.

Moska pretendon se tre persona u vranë nga shpërthimi dhe tetë persona u arrestuan për incidentin. Rusia akuzon Ukrainën për shpërthimin në urën e Krimesë, e cila mohon të ketë lidhje me të. /Nacionale/

Lajme të ngjashme