Ilir Meta: Edi Rama do të largohet si Millosheviqi, edhe me vota edhe me protesta
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë.
Ai ka thënë se Edi Rama, kryeministër aktual i Shqipërisë, do të largohet nga pushteti me votë dhe me protesta.
Madje, ikjen e Ramës e ka krahasuar me atë të Sllobodan Millosheviq, diktator i Serbisë, i akuzuar për krime lufte.
“Ai do të ikë si Millosheviqi, me zgjedhje dhe me protesta. Unë nuk i lë shqiptarët pa alternativë”, u shpreh fillimisht Meta.