Ilir Daja: E gjithë merita u takon futbollistëve - NACIONALE

Ilir Daja: E gjithë merita u takon futbollistëve

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes duke thënë se merituan më shumë, por tha që është i kënaqur me rezultatin dhe se për këtë meritat ia dedikon të gjitha futbollistëve të tij.

"Si prezantim i yni i parë në grupet e Ligës së Konferencës, duke pas parasysh se kë patëm përballë, një skuadër që merr pjesë rregullisht në këto gara, është rezultat i mirë.

Ajo që ishte e dukshme, që lojtarët e mi e kontrolluan ndeshjen, dhe për pjesën më të madhe nuk u duk kundërshtari në fushë. Më pëlqeu loja, sidomos ndërtimi i aksioneve poshtë.

Të them drejtën na mungoi kapiteni ynë, me përvojën e tij në mesfushë.

E vetmja pendesë është goli i pësuar në minuta e fundit.Jemi të kënaqur me ndeshjen e luajtur, jo me rezultatin, por paraqitja jonë tregon më shumë se barazimi në fushë.

Të gjithë kundërshtarët deri më tani janë serioz përveç La Fioritas, kështu që nuk ishte ndeshje e lehtë.

Të gjitha meritat për këtë paraqitje i kanë futbollistët, për të cilët e kam theksuar edhe më herët.

Daja foli edhe për lëndimin e pësuar të Zybës për të cilin tha se duket të jetë një kontraktim, ndërsa edhe për Edvin Kucin pret se do kthehet shpejtë.

Zyba në bazë të përvojës në futboll por jo e konfirmuar, ka vetëm një kontraktim në muskuj, ndërsa Kuc nuk ka lëndim serioz dhe nuk pritet që të mungojë shumë."

Lajme të ngjashme