Ikën nga stacioni policor në Podujevë, por arrestohet disa orë më vonë - NACIONALE

Ikën nga stacioni policor në Podujevë, por arrestohet disa orë më vonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas raportit policor, një person është arrestuar në Podujevë, për dhunë në familje, por i njëjti ka arritur që të ikë nga stacioni i policisë.

Mirëpo, i njëjti është arrestuar disa orë më vonë pasi që nga stacioni policor kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe kishte sulmuar disa familjarë.

Pas ri-arrestimit, i është caktuar masa e paraburgimit.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

‘’Rastit të cilit i referoheni iu njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndalur personi i dyshuar dhe ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente’’, deklaroi Ulaj.

Lajme të ngjashme