IKD nis peticion që të bëhet vepër penale mozbatimi i vendimeve të kushtetueses dhe përdorimi i buxhetit gjatë zgjedhjeve - NACIONALE

IKD nis peticion që të bëhet vepër penale mozbatimi i vendimeve të kushtetueses dhe përdorimi i buxhetit gjatë zgjedhjeve

3 orë më parë

nga NACIONALE

Instituti Kosovar për Drejtësi ka njoftuar se që nga nesër do të nisin peticion që të bëhen vepër penale mosbzatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të sanksionohet penalisht përdorimi i buxhetit të shtetit në kohë zgjedhjesh për përfitim elektoral.

Njoftimi i Ehat Miftarajt:

Nesër fillon mbledhja e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ju fton të bëheni pjesë e nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

23 korrik 2026 (e enjte), ora 10:00 – 15:00, Sheshi "Nënë Tereza", Prishtinë

Përmes kësaj nisme synojmë:

- të përcaktohet përgjegjësia penale për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

- të sanksionohet përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Lajme të ngjashme